11.7 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Mbyllet pjesa e parë: Kosova në disavantazh ndaj Zvicrës

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur në disavantazh pjesën e parë ndaj Zvicrës, pavarësisht që kishte raste shënimi.

“Helvetikët” ishin më dominues gjatë 45 minutave të parë, me rezultatin që doli të jetë 0:1.

Zvicra e nisi më mirë duke rrezikuar dy herë nga krahu i majtë përmes goditjeve nga distanca, por që Aro Muric nuk u befasua.

Sidoqoftë, nga një ‘huti’ e mbrojtjes kosovare përfituan zviceranët, me Fernandes që gjeti të harruar Freuler, me këtë të fundit që me një goditje vollej kaloi Zvicrën në epërsi (14’).

Pas kësaj, Kosova kishte një mundësi të artë shënimi por që Bernard Berisha dështoi të shënonte nga dy metra afërsi.

Ky nuk ishte rasti i vetëm, meqenëse edhe Vedat Muriqi tentoi me një goditje të fuqishme, mirëpo portieri i Interit Yan Sommer arriti ta ndalë.

Kosova provoi gjatë tërë kohës përmes harkimeve të Mërgim Vojvodës dhe Leart Paqaradës, disa herë edhe me anë të Bernard Berishës mirëpo që mbrojtja zvicerane në krye me Manuel Akanji deri më tani duket e pathyeshme.

Mbetet të shihet nëse “Dardanët” do t’ia dalin ta përmbysin Zvicrën gjatë pjesës së dytë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit