Mbyllet pjesa e parë, Japonia po e mposhtë Brazilin

- Advertisement -

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Brazilit dhe Japonisë.

Në 45-minutëshin e parë, Japonia po fiton ndaj Brazilit.

Japonezët po fitojnë 1-0, me golin e shënuar në minutën e 29-të të ndeshjes.

Kaishu Sano shënoi pas një gabimi të Brazilit, kur e mori topin dhe sulmoi hapësirën dhe finalizoi për 1-0.

Brazili pati disa gjysmëraste, edhe pse kishte posedimin e topit në anën e tij, për pjesën më të madhe të pjesës së parë.

Kjo ndeshje i përket fazës së 1/16 së finales, dhe fituesi i kësaj përballje do të luajë në 1/8 e finales ndaj Bregut të Fildishtë ose Norvegjisë.

Të ngjashme

Të fundit