6.4 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Mbyllet marrëveshja, Cesc Fabregas e vazhdon karrierën në Serie B

- Advertisement -

Cesc Fabregas karrierën do ta vazhdojë në kategorinë e dytë të futbollit italian.

Mesfushori i njohur spanjoll do të kalojë si futbollist i lirë te Como.

Gianluca Di Marzio ka raportuar se marrëveshja tashmë është mbyllur, me Fabregasin që do të nënshkruajë kontratë 2-vjeçare.

Ish-reprezentuesi i Spanjës do t’i bashkohet klubit nga Serie B në fillimin e muajit gusht.

35-vjeçari së fundi ishte pjesë e Monacos, teksa në të kaluarën ka luajtur edhe te Arsenali, Barcelona e Chelsea.

Cesc Fabregas në karrierën e tij ka fituar 17 trofe, përfshirë edhe ato me Kombëtaren e Spanjës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit