Mbyllen pjesët e para: Reali po e dominon Cityn, PSG-ja në avantazh ndaj Chelseat

- Advertisement -

Janë mbyllur pjesët e para të tri ndeshjeve të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.

Real Madridi po e dërrmon Manchester Cityn, ndaj së cilit është në epërsi tregolëshe pas 45 minutave të parë, 3:0.

Federico Valverde ishte hero i “Los Blancos” me tre gola të shënuar në njërën prej ndeshjeve më të mira të tij në karrierë.

Përkundër mungesave, madrilenët e bënë një pjesë të parë të madhe.

Ndërkohë, Paris Saint-Germaini e mbylli po ashtu në epërsi pjesën e parë ndaj Chelseat, 2:1.

Golat për kampionët aktualë të Evropës i shënuan Bradley Barcola dhe Ousmane Dembele, kurse golin e vetëm për kampionët aktualë të botës e shënoi Malo Gusto.

E mrekullia Bodo/Glimt po avancon ndaj Sporting Lisbonës, 2:0 falë golave të Fet dhe Blomberg.

Të ngjashme

Të fundit