24.4 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

Mbyllen dy pompa në veri të Kosovës, Inspektorati: “Çdo operator ekonomik të respektojë rregullat dhe ligjet në fuqi”

- Advertisement -

Dy pika të derivateve në Zveçan dhe Leposaviq janë mbyllur përkohësisht nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, pas konstatimit të operimit pa leje të shitjes me pakicë të derivateve të naftës.

Ky aksion është realizuar me sukses nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së  Tregut, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës , Doganën e Kosovës , Administratën Tatimore të Kosovës  dhe Agjencinë Kosovare të Privatizimit .

 

Verifikimi i dokumentacionit përkatës ishte në qendër të këtij operacioni, duke siguruar që çdo operator ekonomik të respektojë rregullat dhe ligjet në fuqi.

*Kujdes!** Të gjitha subjektet që merren me tregtinë e produkteve të naftës dhe të karburanteve të ripërtërishme, duhet të pajisen me leje të vlefshme nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësiaë dhe Tregtisë, për zhvillimin e veprimtarisë së tyre brenda territorit të Republikës së Kosovës. Ndaj atyre që operojnë në kundërshtim me ligjin, do të merren masa ndëshkuese strikte sipas legjislacionit në fuqi.

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut do të vazhdojë me kontrollet edhe në ditët në vijim

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit