Mbreti Charles III do të rifillojë detyrat publike javën e ardhshme pas një periudhe të trajtimit dhe rikuperimit nga kanceri.
Pallati mbretëror njoftoi se monarku 75-vjeçar bashkë me gruan e tij, Mbretëreshën Camilla, do të jenë për një vizitë në një qendër të trajtimit të kancerit, ku do të takojnë specialistët mjekësorë dhe pacientët, shkruan CNN.
Ky pritet të jetë angazhimi i parë i Mbretit Charles III, teksa pallati mbretëror ka njoftuar se për vizitë zyrtare në qershor do të jetë perandori japonez Naruhito dhe perandoresha Masako.
Ndërsa nuk është bërë i ditur ndonjë detaj specifik për gjendjen e Mbretit Charles III apo planin e trajtimit të tij.