21.6 C
New York
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

“Gjest vogëlsie dhe mungesë respekti”, Hoxha: Osmani nuk e falënderoi Jahjagën për skanerin e ri në QKUK

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka reaguar pasi që ish-presidentja Atifete Jahjaga ka siguruar skanerin i cili iu dha sot QKUK-së, e të cilin e pranoi sot presidentja Vjosa Osmani.

Hoxha ka thënë se Osmani ka harruar me e përmend Jahjagën e me falënderu për kontributin dhe pse ishin së bashku kur u pre shiriti, duke thënë se kjo është mungesë respekti.

“Një ish presidente dhe një presidente e Kosovës. E para e kishte siguruar pajisjen PET scan e dyta po e pranonte sot si presidente. E dyta “kishte” harruar me përmend të parën e me falenderu për kontribut edhe pse ishin së bashku kur u pre shiriti. Kjo përveç një gjest vogëlsie nga presidentja aktuale zonja Osmani, flet për mungesë respekti institucional e pastaj edhe gjinor. .” – ka shkruar Hoxha.

Hoxha tutje ka thënë se gratë në paqe dhe siguri duhet me u përkrah brenda dhe jo vec jashtë apo vetëm kur janë të pafuqishme apo viktima.

“Gratë në paqe dhe siguri duhet me u përkrahë brenda edhe të njëjtit nivel presidente, jo veç jashtë Kosovës dhe jo veç kur janë të pafuqishme apo viktima. E ndërsa përkushtimi i vazhdueshëm ndaj publikes edhe kur nuk je në pushtet flet për dashni e konsistencë të zonjës Jahjaga.” – ka përfunduar Hoxha.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit