17.4 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Mbretëria e Bashkuar s’e sheh mundësinë për një sulm tjetër si ai i Banjskës

- Advertisement -

Emisari britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuar Peach, nuk i frikësohet një “Banjske të dytë”.

Kështu është shprehur ai për “Atlantic Council” pyetur rreth eventualitetit të një sulmi tjetër paramilitar dhe terrorist që u udhëhoq nga famëkeqi Millan Radojçiq më 24 shtator të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit.

Arsyeja se pse Peach tha “nuk kam frikë” se një gjë e tillë mund të ndodh sërish, shpjegoi ai, është për shkak të prezencës së forcës paqembajtëse të NATO-s në Kosovës, e ku edhe Britania e Madhe ka shtuar prezencën në trupa vitin e kaluar pas-Banjskës.

Dua të ia kujtoj secilit se sipas Rezolutës së Kombeve të Bashkuara, Kosova është e mbrojtur nga forcat e NATO-s, KFOR. Ne vazhdojmë ta mbështesim misionin e KFOR-it”, ka vazhduar Peach.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit