12.1 C
New York
Thursday, May 2, 2024

Buy now

Mblidhet sot KQZ-ja, diskutohet zëvendësimi i deputetëve të Listës Serbe

- Advertisement -

Komisioni Qendror Zgjedhor do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Duke nisur nga ora 13:00, anëtarët e komisionit do të zhvillojnë mbledhjen e radhës kur ndër të tjerash do të diskutohet rekomandimi për zëvendësimin e deputetëve të subjektit politik Lista Serbe

Po ashtu në këtë mbledhje pritet të diskutohet në lidhje me dorëheqjet e zyrtarëve të lartë komunal të zgjedhjeve të komunave në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, transmeton lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

2. Aktivitetet e SKQZ-së:

– Njoftim lidhur me dorëheqjet e Zyrtarëve të Lartë Komunal të Zgjedhjeve të Komunave Mitrovica e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

3. Raport i Këshillave të KQZ-së:

• Këshilli për Çështje Ligjore:

– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për zyrën e presidentes, për zëvendësimin e deputetëve të subjektit politik “Lista SRPSKA”.

– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësim të anëtarëve të Kuvendit Komunal në Ferizaj, Malishevë dhe Junik.

4. Të ndryshme.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit