Gjatë ditës së sotme pritet të mbahet mbledhja e grupit parlamentar të LDK-së. Indeksonline merr vesh nga burimet e saj se kjo mbledhje do të mbahet nga ora 13:00.
Kjo mbledhje vjen në kohën kur gjashtë deputetë të LDK-së kanë refuzuar bashkëpunimin me VV-në lidhur me çështjen e presidentit.
Po ashtu vjen vetëm dy ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës që do të mbahet të mërkurën duke filluar nga ora 11:00.
Mbetet të shihet se çfarë do të prodhojë mbledhja e sotme.






