Mblidhet kryesia e Kuvendit, pritet caktimi i seancës plenare

- Advertisement -

Ka nisur mbledhja e kryesisë së Kuvendit e udhëhequr nga kryetarja Albulena Haxhiu.

Në këtë mbledhje pritet të caktohet edhe seanca e radhës plenare.

Sipas planifikimeve, seanca plenare do të përfshijë deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit.

Ndër çështjet që pritet të trajtohen është edhe formimi i Komisionit Ad-Hoc, i cili do të merret me përzgjedhjen e katër kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

Po ashtu, pritet të hidhet në votim propozimi i Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare

Të ngjashme

Të fundit