18 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Mbledhja e ‘stërzgjatur’ e LDK-së, Muharremi: Të shkojë të dikush ta shohë a është gjithçka në regull

- Advertisement -

Tash e gati tre orë Lidhja Demokratike e Kosovës po mban mbledhej të kryesisë – ndërsa është paralajmëruar edhe konferencë për media e kryetarit, Lumir Abdixhiku.

“Të shkojë dikush të shohë a është gjithçka në rregull”, shkroi opinionisti Shenoll Muharremi

Postimi i plotë:

A përfundoj takimi i LDK-së që ka fillu në ora 14h? Nëse nuk përfundon edhe pak, le të shkoj dikush me shiqu a është gjithçka në rregull atje. Ama dijeni që vetëm deputetë nga aty guxuan me ngritë zërin, se nga të gjitha partitë kadidatë dhe deputetë më kanë thënë që ka pas asi lloj abuzimesh. Kjo i bën megjithatë partinë më demokratike në vend dhe me njerëz që guxojnë të flasin.

Në të njejtën kohë, tash u njoftua se Bedri Hamza sonte është në Rubikon. Dje lideri i PDK-së ka qenë në Hagë. Sot në Rubikon mundemi me kuptu indirekt nëse kjo parti po i mbanë qëndrimet e forta apo janë zbutur pak.

E LVV? “E formojmë qeverinë!” tha sot Albini. Po një mik i imi, ma i zgjuar se unë, më tha ‘as 59 mandate/vota nuk i kanë… por vetëm 56, aktualisht”.

Sovrani i ka ‘rraskapitë’ të gjithë. Shah-mat! Ose mësohuni me bashkëpunu, ose askush nuk mundet me kriju qeverinë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit