6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Mbi 300 pacientë serbë janë trajtuar brenda tre vjetësh në Kardiokirurgji të QKUK-së

- Advertisement -

Në tre vjetët e fundit mbi 300 qytetarë të komunitetit serb janë trajtuar në Klinikën e Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Kështu ka kuptuar Dukagjini nga burimet zyrtare brenda QKUK-së.

Ndyshe, një qytetar i komunitetit serb nga Graçanica, Jefta Aksiq, ka treguar të enjten për Televizionin Publik të Kosovës se para më shumë se dy javësh i është plaçkitur banesa në të cilën jetonte.

Ai ka thënë se pas kësaj ka pësuar një atak në zemër, si pasojë e të cilit është shtruar në QKUK, me ç’rast ka falënderuar stafin e Klinikës së Kardiologjisë që ia kanë shpëtuar jetën.

Po ashtu, Aksiq ka falënderuar edhe Policinë e Kosovës për punën e bërë lidhur me rastin e tij, pasi ka arrestuar personat e dyshuar për vjedhje.

Serbët e anketuar gjatë nëntorit të 2023 tregojnë se krahasuar me muajin prill ndjehen më të sigurt.

Në nëntor 37.6% e serbëve të anketuar kanë deklaruar se ndjehen të sigurt në Kosovë. Ndërkohë, gjatë prillit kjo shifër ishte më e ulët, 33.8%.

Për shembull, në nëntor të 2022, raport i UNDP-së tregonte se vetëm 15.3% e serbëve janë deklaruar se ndjehen të sigurt në Kosovë. Ndërkohë, para prillit shifra e serbëve që ndjehen të sigurt i afrohet 50%-shit.

Ndonëse ky krahasim është pozitiv krahasuar me të dhënat e fundit, por jo me ato të viteve të kaluara, njohësit e fushës së sigurisë vlerësojnë se siguria për serbët e Kosovës është rritur edhe për shkak të zhvillimeve në pjesën veriore dhe sjelljes së institucioneve të sigurisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit