33 C
New York
Thursday, June 20, 2024

Buy now

Mbi 27 milionë ripostime në instagram të fotos “Të gjithë sytë nga Rafah”

- Advertisement -

Lufta në Rripin e Gazës nuk është më në errësirë.

Këtë e dëshmon suksesi global i fotos virale në rrjete sociale me titullin “All Eyes on Rafah” (Të gjithë sytë nga Rafah), foto e cila deri më tani ka mbledhur mbi 27.6 milionë ripostime në Instagram.

“Të gjithë sytë në Rafah” nuk është, natyrisht, një hashtag i ri. Megjithatë, popullariteti i tij u rrit, veçanërisht pas sulmit izraelit ndaj civilëve , i cili synoi dy zyrtarë të Hamasit dhe vrau 45 njerëz në një kamp në Rafah.

Ky sulm shkaktoi zemërim në mbarë botën, deri në atë pikë sa edhe kryeministri i Izraelit , Benjamin Netanyahu, e cilësoi atë si një “aksident tragjik”.

Si rezultat, historitë në Instagram nga përdoruesit janë rritur në mënyrëb drastike gjatë dy ditëve të fundit, duke reflektuar një ndërgjegjësim të shtuar të publikut për luftën në Palestinë .

Fraza “Të gjithë sytë nga Rafah) i referohet gjenocidit të vazhdueshëm në Rafah, me mbi 1.4 milionë palestinezë që kërkojnë strehim.

Deri më tani mbi 27.6 milionë qytetarë e kanë rishpërndarë në rrjetin e tyre social “Instagram” për të treguar se janë në mbështetje të palestinezëve dhe kërkojnë përfundimet e sulmeve nga Izraeli.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit