28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Mbi 200 mijë euro tender për trajtimin e qenve endacakë në Prizren, fitues një biznes privat

- Advertisement -

Qentë endacakë vazhdojnë të jënë ndër problemet permanente në tërë territorin e Kosovës. Deri sot janë shpenzuar miliona euro nga qeveria dhe komunat, për trajtimin e tyre por pa ndonjë sukses.

Komuna e Prizrentit ka shpërblyr me kontratë një biznes individual që do të bëjë trajtimin e qenëve endacakë të kësaj komune.

Vlera e kontratës me të cilën është shpërblyer Fidan Krasniqi biznes individual në vlerë 217 mijë euro.

Krasniqi ka treguar detaje për mënyrën se si do të trajtohen qenntë endacak në komunën e Prizrenit.

Me kontratë siç  është e paraparë duhet me i kap dhe i dërgojmë në strehimore ku qëndrojnë 72 orë. Më pasta iu bëhet kastimi, sterelizim. Nëse janë femra sterilizohen nëse janë meshkuj kastrohen.”, tha Krasniqi.

I gjithë procesi për trajtimin e një qeni komunës përllogaritet se i ka kushtuar 80 euro. Pas trajtimit të tyre ata lihen të lirë në qytet.

“Kastrim sterilizimi afërsisht 80 euro për një qenë. E kemi ekipin del me anestetik i gjuan ata binë në gjumë. I dërgojmë në strehimore, kryhen procedurat. Nëse kanë ndonjë problem me zgjebë apo diç ka tjetër trajtohen smundjet në kohë të shkurtër dhe lëshohen prapë. “, tha Krasniqi.

Dokument:

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit