Qentë endacakë vazhdojnë të jënë ndër problemet permanente në tërë territorin e Kosovës. Deri sot janë shpenzuar miliona euro nga qeveria dhe komunat, për trajtimin e tyre por pa ndonjë sukses.
Komuna e Prizrentit ka shpërblyr me kontratë një biznes individual që do të bëjë trajtimin e qenëve endacakë të kësaj komune.
Vlera e kontratës me të cilën është shpërblyer Fidan Krasniqi biznes individual në vlerë 217 mijë euro.
Krasniqi ka treguar detaje për mënyrën se si do të trajtohen qenntë endacak në komunën e Prizrenit.
Me kontratë siç është e paraparë duhet me i kap dhe i dërgojmë në strehimore ku qëndrojnë 72 orë. Më pasta iu bëhet kastimi, sterelizim. Nëse janë femra sterilizohen nëse janë meshkuj kastrohen.”, tha Krasniqi.
I gjithë procesi për trajtimin e një qeni komunës përllogaritet se i ka kushtuar 80 euro. Pas trajtimit të tyre ata lihen të lirë në qytet.
“Kastrim sterilizimi afërsisht 80 euro për një qenë. E kemi ekipin del me anestetik i gjuan ata binë në gjumë. I dërgojmë në strehimore, kryhen procedurat. Nëse kanë ndonjë problem me zgjebë apo diç ka tjetër trajtohen smundjet në kohë të shkurtër dhe lëshohen prapë. “, tha Krasniqi.
Dokument: