28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Mbi 180 mijë copë numri i kartëmonedhave prej 500 euro të tërhequra nga qarkullimi dhe të depozituara në BQK

- Advertisement -

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës njofton se si efekt i Rregullores për Operacione me Para të Gatshme, numri i kartëmonedhave prej 500 euro të deponuara nga qytetarët në bankat komerciale dhe më pas në BQK, si para të tërhequra nga qarkullimi, ka kaluar mbi 180,500 njësi, duke tejkaluar vlerën e 90 milionë e 250 mijë eurove, njofton BQK, transmeton Scanner.

Në njoftim thuhet se ky është ndër efektet e drejtpërdrejta të Rregullores që nga miratimi i saj, duke kontribuar në arritjen e qëllimit për një sistem financiar me integritet dhe që ndihmon në strategjinë kombëtare kundër informalitetit dhe dukurive të ndërlidhura.

“Rregullorja për Operacione me Para të Gatshme përveç tjerash përcaktoi që të gjitha institucionet financiare bankare dhe jo-bankare janë të obliguara që të ndalojnë ri-qarkullimin e kartëmonedhës 500 euro te klientët e tyre.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për të avancuar kornizën ligjore dhe mbikëqyrëse në zbatim të mandatit të saj kushtetues dhe në pajtim me objektivat strategjike të saj, me transparencë dhe përkushtim ndaj publikut”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, me Rregulloren e re theksohet se valuta e vetme zyrtare në Kosovë është euro, rrjedhimisht duke larguar nga qarkullimi dinarin serb.

Largimi nga qarkullimi i dinarit serb ka ngjallur reagimin e ndërkombëtarëve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit