Mbi 130 mijë votues më pak se në zgjedhjet e kaluara, shqetësuese dalja deri në orën 15:00

- Advertisement -

Përditësimet e fundit tregojnë se pjesëmarrja e votuesve deri në orën 15:00, krahasuar me zgjedhjet paraprake të dhjetorit 2025, është dukshëm më e ulët.

Sipas të dhënave të KQZ-së, më 28 dhjetor 2025, në të njëjtën kohë (ora 15:00), kishin votuar 572 mijë e 723 qytetarë.

Ndërsa në zgjedhjet që po mbahen sot, deri në orën 15:00 kanë votuar 442.184 qytetarë, ose 22,56 për qind e trupit votues.

Kjo do të thotë se deri në këtë kohë, krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit 2025, kanë votuar mbi 130 mijë qytetarë më pak ose përkthyer në për qindje rreth 7% më pak.

Kjo rënie e daljes së votuesve duket shqetësuese, megjithatë mbetet të shihet në orët në vijim se si do të jetë trendi i pjesëmarrjes në votime

Të ngjashme

Të fundit