-6.8 C
New York
Monday, January 20, 2025

Buy now

Mbi 1.000 muzikantë suedezë kërkojnë që Izraelit t’i ndalohet pjesëmarrja në Eurovizion

- Advertisement -

Një grup prej më shumë se një mijë muzikantësh në Suedi, shtet që e organizon sivjet festivalin e famshëm muzikor, Eurovizion, kanë nënshkruar një peticion që bën thirrje që Izraelit t’i ndalohet pjesëmarrja për shkak të luftës në Gaza.

Në këtë peticion, Izraeli akuzohet për “krime lufte” dhe kritikohet Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), i cili e organizon garën, për atë që e quan “standard të dyfishtë të jashtëzakonshëm” në lejimin e Izraelit që të garojë, pavarësisht nga ndalimi i pjesëmarrjes së Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Thirrje të ngjashme janë bërë edhe nga disa grupe në Islandë dhe Finlandë, ku u është kërkuar vendeve që të mos marrin pjesë, nëse në Eurovizion garon edhe Izraeli.

Suedia do ta organizojë edicionin e sivjetshëm të garës së famshme, pasi garuesja që e përfaqësoi këtë shtet, Loreen, e fitoi garën vitin e kaluar.

Transmetuesi publik suedez lëshoi një deklaratë pas këtij peticioni, duke theksuar se “është EBU-ja që vendos se kush merr pjesë në garë dhe si vend nikoqir, STV-ja i përmbahet asaj që EBU-ja vendos”.

EBU-ja vazhdimisht ka hedhur poshtë thirrje të tilla dhe ka thënë se Izraelit do t’i lejohet pjesëmarrja në garën që mbahet në maj në Malmo. Deri më tani, asnjë shtet nuk është tërhequr nga gara për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit.

Izraeli do ta zgjedhë përfaqësuesin e vet për këtë garë javën e ardhshme, ndërsa kënga me të cilën do të garohet do të bëhet e ditur në mars.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit