11.3 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

“Mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në KE” | Basha takim me nënkryetaren e Komisionit për Punët e Jashtme të parlamentit francez

- Advertisement -

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me Mireille Clapot, nënkryetaren e Komisionit për Punët e Jashtme të parlamentit francez.

Në një reragim në rrjetet sociale pas takimit me nënkryetaren e Komisionit për Punët e Jashtme të parlamentit francez, Basha shprehet se ka kërkuar mbështetjen e Francës për anëtarësimin sa më parë të Kosovës në Këshillin e Europës.

“Kënaqësi e veçantë të takohesha me Mireille Clapot, nënkryetarja e Komisionit për Punët e Jashtme të parlamentit francez. Diskutuam mbi situatën e sigurisë dhe zhvillmet në rajon. Shpreha shqetësimin për gjuhën kërcënuese të Beogradit ndaj paqes dhe sigurisë ne Kosovë por edhe në rajon me nxitje dhe mbështetje edhe nga Moska.

Kërkova mbështetjen e Francës për anëtarësimin sa më parë të Kosovës në Këshillin e Europës, kjo edhe në interes të të drejtave të pretenduara për pakicën serbe atje.

Ndërsa lufta në Ukrainë ka hyrë në vitin e tretë, agresiviteti i Rusisë sa vjen dhe rritet. Theksova domosdoshmërinë e mbështetjes për Ukrainën duke përdorur dhe asetet e ngrira të federatës ruse. Në funksion të kësaj është dhe Rezoluta për Rindërtimin e Ukrainës që pritet të miratohet në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës“-shkruan Basha.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit