Kandidati i republikanëve për president të SHBA-së, Donald Trump është shumë afër sigurimit të 270 votave elektorale.
Sipas projeksionit të CNN, Trump aktualisht ka 266 vota elektorale, vetëm katër vota larg Shtëpisë së Bardhë.
Në anën tjetër demokratja Kamala Harris ka 195 vota.
Kandidati që arrin në 270 vota elektorale i fiton zgjedhjet presidenciale. Numërimi është duke vazhduar.
Republikani, Donald Trump në një fjalim para mbështetësve të tij, tashmë ka shpallur fitoren.