8.1 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Mbathja e këpucëve fëmijëve nën 1 vjeç, ja pasojat

- Advertisement -

Sipas nje studimi, zhvillimi i këmbës së fëmijës do të favorizohet më tepër nëse ai do të ecë pa këpucë. Krahas kësaj, këpucët tepër të ngushta mund të shkaktojnë në këmbën e fëmijës deformim, dobësim të muskujve si edhe kufizim të lëvizjes.

Këmba e fëmijës ka 200 000 përcjellës nervore në zonën e poshtme, 26 kocka në kavilje si edhe 100 muskuj dhe tendina. Lëvizja e kryer në mënyrën e gabuar të pjesëve të mësipërme të këmbës do të ketë efekte negative tek fëmija.

Flasin ekspertët

Jessi Stensland, themeluese e kompanisë “FeetFrex”, flet në lidhje me lëvizjen natyrale të këmbës së fëmijës, e cila shprehet se në momentin që fëmija vesh këpucë fillon të ecë keq.

Duke i veshur ato tek fëmijët e vegjël (për shembull 18 muajsh), do të bëni të mundur që këmba të mos zhvillohet në mënyrë korrekte, pra me të gjithë potencialin e saj, sidomos nëse përdoren këpucë me shtresë të fortë mbështetëse. Edhe lëvizja e kaviljes do të kufizohet dhe kështu tek fëmija mund të shfaqen edhe probleme me mbajtjen e shpinës si edhe dhimbje në zonën përkatëse.

Nëse do të dëshironi patjetër, apo do të jetë shumë e nevojshme, ekspertët këshillojnë që të përdorni këpucë që të kenë këto karakteristika:

• Pjesa e poshtme të jetë shumë e hollë;
• Të jenë tepë fleksible në çdo pjesë të tyre;
• Te jenë tepër të lehta.

Brenda shtëpisë ecja pa këpucë duhet të favorizohet sa më shumë të jetë e mundur.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit