0.7 C
New York
Sunday, February 9, 2025

Buy now

Mbappe pranon kalimin në Real

- Advertisement -

Gazeta spanjolle “AS” në Spanjë bën me dije se kapiteni i Francës dhe sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe ua ka bërë të qartë drejtuesve parisien se do të largohet nga skuadra në verën e vitit 2024, duke dashur të realizojë ëndrrën e tij për t’u transferuar në Real Madrid.

Mbappe është këmbëngulës për të ndërmarrë hapa dhe tashmë i ka thënë drejtuesve në Madrid se ai do të jetë njw galaktik më së voni deri në sezonin 2024-25. Kontrata e rinovuar pranverën e kaluar e lidhi atë me PSG-në deri në vitin 2025 nëse skuadra e PSG-së fiton Ligën e Kampionëve.

Ndryshe, siç ndodhi me eliminimin në fazën e 16-të, lidhja e sulmuesit me ekipin aktual përfundon në vitin 2024. Kontrata do të zgjatej vetëm për një vit nëse Mbappe dëshiron, diçka që futbollisti ka vendosur të mos e bëjë.

Sipas burimeve pranë lojtarit, Mbappe siguron se asgjë dhe askush nuk do të jetë në gjendje ta bëjë atë të ndryshojë mendje apo të pengojë largimin e tij në Madrid.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit