2.5 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Mbappe ka vendosur një rekord të tmerrshëm në humbjen e thellë ndaj Barcelonës

- Advertisement -

Kylian Mbappe ishte pjesë e formacionit startues të Real Madridit që pësuan humbje me rezultat të thellë 4-0 në ‘El Clasico’ ndaj Barcelonës dhe sulmuesi francez vendosi një rekord të tmerrshëm në këtë sfidë.

Mbappe u transferua në ‘Santiago Bernabeu’ gjatë verës si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Paris-Saint Germainin.

25-vjeçari shënoi 256 gola në 308 ndeshje për PSG-në teksa gjiganti francez e dominoi Ligue 1, por nuk ishin në gjendje ta fitojnë Ligën e Kampionëve përkundër investimeve të mëdha.

Mbappe ka shënuar po ashtu 48 gola në 86 ndeshje për Francën dhe ishte pjesë e ekipit që fituan Botërorin për herë të dytë në vitin 2018.

Që prej se u transferua tek Reali në verë, Mbappe ka shënuar tetë gola në 14 ndeshje në të gjitha garat për ekipin e Carlo Ancelottit.

Sidoqoftë, ndeshja e parë e Mbappes në ‘El Clasico’ ishtë një zhgënjim total për të edhe në aspektin personal.

Mbappe shënoi dy herë në këtë takim, por që të dy golat u anuluan për pozitë jashtë loje, teksa ai u zu gjashtë herë në pozicion jashtë loje.

Fakti se gjyqtari anësorë ngriti flamurin lartë për francezin në gjashtë raste, e bën atë lojtarin që u zu më së shumti në pozitë jashtë loje këtë sezon.

Ai luajti 90 minuta në këtë takim së bashku me Vinicius Junior, por Reali arriti që të bëjë vetëm katër goditje në drejtim të portës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit