11.6 C
New York
Tuesday, November 12, 2024

Buy now

Debutimi i keq i Mats Hummels me fanellën e Romës – ai shënon autogol pas katër minutash kur hyri në fushë

- Advertisement -

Mats Hummels më në fund debutoi me fanellën e Romës dhe brenda katër minutave shënoi autogol në favor të Fiorentinës.

35-vjeçari gjerman, fituesi i Kupës së Botës i ishte bashkuar Romës si lojtar i lirë më 4 shtator pas një karriere të gjatë mes Borussia Dortmundit dhe Bayern Munichut.

Ai vazhdoi të lëshonte aludime në mediat sociale duke shprehur zhgënjimin e tij për mungesën e minutave të Romës, pasi nuk ishte paraqitur për asnjë minutë këtë sezon në Serie A apo Ligën e Evropës.

Trajneri Ivan Juric tha se Hummels ishte plotësisht në formë, kështu që ishte thjesht një “vendim teknik” për ta mbajtur atë në stol.

Kur Roma ishte duke humbur 4-1 dhe Mario Hermoso ishte përjashtuar, Juric më në fund lejoi Hummels të hynte në lojë në vend të Paulo Dybalas në minutën e 67-të.

Kontributi i tij i parë në fanellën e Giallorosse ishte devijimi i një goditjeje me kokë të Christian Kouame në rrjetën e tij në minutën e 71 -të , duke e bërë rezultatin 5-1.

Një debutim i pafat për gjermanin mund të themi lirisht.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit