24.8 C
New York
Sunday, July 7, 2024

Buy now

Mbappe ka “humbur”, mediat franceze ngrenë alarmin para çerekfinales me Portugalinë

- Advertisement -

Duhet të ishte një nga yjet e “Euro 2024” dhe lider i Francës, mirëpo kur turneu ka arritur në fazën çerekfinale, Kylian Mbappe nuk ka shpërblyer asnjë nga këto pritshmëri, teksa i kushtëzuar edhe nga dëmtimi në hundë që në ndeshjen e parë, që e detyron të luajë me maskë, “ylli” i Real Madrid ka shënuar vetëm një gol në katër sfida.

Megjithatë edhe “Gjelat” e tjerë nuk kanë bërë më mirë, dukë parë që dy realizimet e tjera, janë autogola dhe pikërisht ky detaj ka alarmuar mediat franceze dhe si “yll” i skuadrës, pjesa më e madhe e kritikave bie mbi “Galaktikun”, Mbappe.

“Çështje psikologjike, forma atletike apo çështje taktike? Ku ka përfunduar Kilian Mbape?”,- pyet prestigjozja “L’Equipe”, me të përditëshmen franceze që vijon më pas duke analizuar kampionatin e sulmuesit, duke shtuar dozat e kritikës,- “Pavarësisht kualifikimit në çerekfinale, ai nuk po luan ashtu, si të gjithë, por edhe vetë ai e kishte imagjinuar”.

Mediat franceze dhe zërat me influencë në panelet e emisioneve sportive rrisin nivelin e alarmit në prag të sfidës çerekfinale që Franca do të luajë më 6 korrik kundër Portugalisë, ku sipas tyre, nëse të besuarit e Deschamps nuk ndryshojnë marsh, atëherë do të jetë më shumë se e vështirë që “Gjelat” të vazhdojnë më tej në finalet e “Euro 2024” dhe për këtë duhet Kylian Mbappe në formën e tij më të mirë, çka nuk ka qenë aspak deri në këtë moment të Kampionatit Evropian.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit