21.8 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

“Mbaj anën e Ledrit”, Ermal Fejzullahu zbulon të vërtetën e Sarës dhe reperit

- Advertisement -

Ermal Fejuzullahu i ftuar në emisionin “E Diell” me Ronaldon dhe Erjolën, ka realizuar një rubrikë, ku para i dalin disa foto të disa VIP-ave dhe duhet të japë një mendim për ta.

Kur i doli fotoja e Sarës dhe Ledrit, është pyetur nëse çifti janë bashkë. Ermali u shpreh se nuk e di dhe se do pyesë Ledrin të premten pasi kanë një koncert së bashku. Sipas tij uron që asnjë çift të mos ndahet, sidomos ata që kanë sjellë në jetë një fëmijë.

Ronaldo Sharka: Janë ndarë Sara dhe Ledri?

Ermal Fejzullahu: Jemi të premten bashkë në një koncert dhe do e pyes. Gjithësesi unë kam shok Ledrin dhe do mbaj anën e Ledrit. Gruaja ime e ka shoqe Sarën dhe ajo do mbajë anën e saj. Unë uroj që të mos ndahet askush, sidomos ata që kanë fëmijë. Për gjëra të vogla nuk është mirë për t’i dhënë fund një martese, sidomos kur kanë një fëmijë. Kështu që sido që të jetë, edhe nëse janë ndarë, uroj të bëhen bashkë. Sido që të jetë uroj që të jenë të lumtur.

Kur doli fotoja e Feros, Ermali shprehet se i vjen mirë që ai ka gjetur paqen dhe qetësinë me fenë, pasi ka shpëtuar veten dhe se është një mesazh i mirë për të tjerët që të mos futen në rrugë të këqija.

Përsa i përket Luiz Ejllit, Ermali shprehet se e ka përkrahur gjatë qëndrimit të tij në “BBV2” dhe se është një artist shumë i mirë.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit