9.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

“Mbahet peng” stafi i OSBE-së në Ukrainën lindore

- Advertisement -

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) këtë të dielë ka bërë me dije se po punon për të “liruar”, disa prej anëtarëve të saj të Misionit Special të Monitorimit (SMM) të cilët janë “privuar nga liria në Donetsk dhe Luhansk“.

Mediat e huaja bëjnë me dije se përmes një deklarate të postuar në Twitter, OSBE shkruan se është e shqetësuarqë anëtarët e misionit  kombëtar SMM janë privuar nga liria.

“OSBE-ja është jashtëzakonisht e shqetësuar që një numri anëtarësh të misionit kombëtar SMM janë privuar nga liria në Donetsk dhe Luhansk. OSBE po përdor të gjitha kanalet në dispozicion për të lehtësuar lirimin e stafit të saj’, thuhet në deklaratën e OSBE-së.

SMM është një divizion civil i paarmatosur i OSBE-së, i cili ka për detyrë të vëzhgojë dhe raportojë mbi zonat e konfliktit. Misioni ka qëndruar në Ukrainë që nga viti 2014 me kërkesë të qeverisë pas aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe shpërthimit të konfliktit në rajonin e Donbasit.

Ndërkohë më 31 mars, mandati i OSBE SMM në Ukrainë skadoi pasi Rusia, e cila është një nga 57 shtetet pjesëmarrëse të organizatës, bllokoi zgjatjen e tij./abcnews.al

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit