9.9 C
New York
Thursday, April 18, 2024

Buy now

Mbahet Moduli 2 i Kursit mbi Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë

- Advertisement -

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës në bashkëpunim me Komitetin e Specializantëve, ka vazhduar kursin mbi Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë – Faza 1, Shkathtësitë Bazike, “Moduli 2: Lidhja e Nyjeve”, i cili është dizajnuar sipas modelit të Kolegjit Amerikan të Kirurgëve, (ACS/APDS Surgery Resident Skills Curriculum), dhe është pjesë e një kurrikule me tre faza.

“Moduli 2: Lidhja e Nyjeve”, është prezantuar me ligjërues Dr. med. Hysni Jashari (MD, PhDC) dhe specializanti Dr. Hevzi Ademaj, me ç’rast u zhvillua edhe një test i vogël sa i përket njohurive të fituara nga moduli paraprak “Asepsa dhe identifikimi i Instrumentit”.

Me këtë rast, Dr. Sadik Llullaku, Drejtor Ekzekutiv i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës,  prezantoj punën e këtij institucioni, dhe kontributin e vazhdueshëm që ka dhënë dhe po vazhdon të jap kryetari i KKK-së, Prof. Dr. Rifat Latifi.

Ky modul, sipas Dr. med.  Hysni Jashari, MD, PhDC, ofron një përmbledhje të lidhjes së tre nyjeve bazë të përdorura shpesh në kirurgji.

Ai para specializantëve përmendi objektivat e këtij moduli, duke potencuar se deri në fund të këtij trajnimi duhet të jenë në gjendje të, kryeni një sërë teknikash bazë të lidhjes së nyjeve, duke përfshirë: “Lidhje nyje me dy duar – bazë, nën tension, nyje rrëshqitëse-Lidhje nyje me një dorë – bazë, nën tension, nyje rrëshqitëse dhe Lidhja e instrumentit, ose performanca e ekspertit”

Përveç këtij përshkrimi me shkrim, dhe në praktikë para specializantëve, Dr. Jashari, përmendi edhe faktin se ekziston një modul që hap pas hapi përmban performancën e ekspertëve duke ju shfaqur të pranishmëve (specializantëve) një video për disa nga detyrat e disponueshme në faqen e kursit.

Me këtë, është duke u përmbushur një nga qëllimet kryesore të ekzistimit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, përkitazi me edukimin e mjekëve të rinj sipas standardeve profesionale perëndimore.

Faza 1 – Edukimi Bazik, është krijuar për t’u mësuar specializantëve 16 aftësi thelbësore kirurgjikale në fazat e hershme të trajnimit të tyre, duke filluar nga parimet e asepsis dhe lidhjes së nyjeve, deri te aftësitë bazë laparoskopike dhe anastomozat.

Kjo kurrikulë është ridizajnuar kohët e fundit për edukatorët dhe specializantët në mënyrë që të jetë më ndërvepruese, e përshtatshme, si dhe më gjithëpërfshirëse duke realizuar çdo simulim përkatës.

Secili nga 16 modulet do të udhëhiqet nga një specialist (i cili do të shërbejë si mentor) dhe një specializant. Në këtë Kurs po marrin pjesë mbi mbi 70 specializantë, dhe i njëjti do të vazhdojë të mbahet çdo dy javë deri në fund të muajit Qershor 2023.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit