11.9 C
New York
Tuesday, April 16, 2024

Buy now

Mazreku prezantoi skemën e mundshme të mashtrimit të sigurimeve

- Advertisement -

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) së bashku më bashkëpunëtore në një work shop me gazetarë që përcjellin sektorin e ekonomisë ka prezantuar skemën e mashtrimit të kompanive të sigurimit nga persona të papërgjegjshëm. Drejtori Mazreku para gazetareve ka ofruar dëshmi të shumta se si persona të papërgjegjshëm duke simuluar aksidente arrijnë të përfitojnë shuma të konsiderueshme të mjeteve thuajse nga të gjitha kompanitë e sigurimeve që operojnë në vendin tonë.

“Dëmi që shkaktohet kompanive nga këta persona të papërgjegjshëm nuk është i vogël. Ne kemi arritur të grumbullojmë të dhëna të shumta përmes sistemit tonë dhe të gjitha tashmë i kemi dorëzuar në hetuesi. Ne kemi identifikuar ku 1 person arrin të përfitojnë 29 herë thuajse nga të gjitha kompanitë e sigurimeve” ka treguar drejtori Mazreku.

Ai më tutje para gazetareve ka treguar se tashmë për here të dytë edhe raporti i auditorit të jashtëm për Byronë Kosovare të Sigurimit ka dalë pa asnjë kualifikim që është dëshmi e një menaxhimi të mirë

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit