Komentatori politik, Halil Matoshi ia ka numëruar partisë në pushtet, Vetëvendosjes punësimet familjare nëpër institucionet publike të vendit.
Matoshi në Politiko ka komentuar edhe videon e publikuar nga VV-ja gjatë ditës së sotme, teksa kjo parti flet për sukseset e arritura brenda qeverisjes së saj.
Matoshi për këtë tha se VV-ja për herë të parë nuk e përmend emrin e Goran Rakiqit në video të tilla, por vetëm e prezanton figurën e tij.
“I kam fiks 30 raste, punësime familjare të VV-së në të gjitha Bordet dhe institucionet, që janë të mbushura. Me këtë video, ti e shkatërron unitetin politikë. Uniteti nuk kërkohet prej atij që e poshtëron. Për herë të parë nuk ia përmend emrin. Goran Rakiq po luan rol kontruktiv në barrikada. Ndërkaq, sot për herë të parë ia qitën fotografinë, por emrin s’guxuan me ia përmend. Kjo video kryesisht e përshkruan Haradinajn, për rolin e tij opozitar. Kjo video është mashtrimi më i madh që i ka ndodhur popullit të Kosovës. Video më të dobët, dhe pa frustërim s’kam pa. Punë s’ka e këqyre me çka është tu marrë”, tha Matoshi në Politiko.