23.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Matoshi i NISMA-s: Afërsia PDK-VV e pasinqertë

- Advertisement -

Fatmir Matoshi nga Nisma Socialdemokrate kritikoi qëndrimin e Qeverisë lidhur me zgjedhjet e parakohshme. Matoshi në Frontal të T7 ka folur edhe për zhvillimet e fundit në vend dhe për afërsinë mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës, të cilën nuk po e konsideron të sinqertë.

“Në cilin vend të botës e shpërndan Qeveria Parlamentin, kjo është thirrje e kryetarit të Qeverisë. Në takimin e fundit, asnjë fjalë nuk flitet për agjendën legjislative. Krejt çka deklarohet ka të bëj me datën e zgjedhjeve. Prandaj duhet ta arsyetojmë dhe duhet të argumentohen arsyet pse duhet të shpërndahet parlamenti. Nëse PDK që e dëgjuam pak më herët, ministrin Hamza, do të votojë marrëveshjet ndërkombëtare, cili është problemi i Kuvendit?”, ka deklaruar ai.

Mes të tjerash Matoshin konsideron që zgjedhjet e reja duhet të mbahen sa më shpejtë, mirëpo para kësaj kërkon disa sqarime nga Qeveria.

“Le të kemi një seancë ku flitet nëse humbëm apo fituam me mos anëtarësimin në këshillin e Evropës, gjëra të tilla duhet të diskutohen, qeveria të marrë lëvdatat apo kritikat e veta nëse i ka, me ditë se cila është pengesa që kuvendi që i ka bërë qeverisë në këtë periudhë, dhe atëherë është në rregull ta shpërndajnë parlamentin. për nismën do të ishte mirë e diela e parë 30 ditë prej sot, të shkojmë në zgjedhje”, ka potencuar Matoshi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit