Mateo rikthehet te familja e Brikenës pas katër vitesh por këtë herë krejt ndryshe

- Advertisement -

Historia e Brikena Selmanit dhe Mateo Borrit duket se ka hyrë tashmë në një kapitull shumë më të qetë, larg dramave që e kanë shoqëruar çiftin gjatë muajve të fundit.

Brikena ka martuar mbrëmë djalin e tezes në një ceremoni spektakolare të organizuar në White Garden Events në Prishtinë, ndërsa mes të ftuarve nuk ka munguar as Mateo.

 

Prania e tij në një prej ngjarjeve të rëndësishme familjare të Brikenës merr një kuptim të veçantë po të rikthehemi katër vite pas, kur historia e tyre e parë nuk pati vazhdim.

Gjatë “Big Brother VIP Albania 5”, dyshja tregoi se njiheshin prej katër vitesh. Mateo kishte deklaruar se, kur kishte ardhur në Prishtinë për ta takuar Brikenën, familjarë të saj kishin ndërhyrë dhe takimi nuk ishte realizuar. Brikena, nga ana tjetër, e kishte përshkruar raportin e asaj kohe më shumë si një njohje që kishte mbetur në të kaluarën.

Por pikërisht brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 5”, historia mori një drejtim krejt tjetër. Pas javësh afrimi, Mateo i kërkoi Brikenës të bëhej e dashura e tij, ndërsa pak më vonë produksioni organizoi edhe një dasmë simbolike për çiftin. Madje, daja i Brikenës, i cili ishte përmendur më herët në historinë e tyre, dërgoi gjatë spektaklit një mesazh ku shprehej se do ta pinte kafen edhe me Mateon.

Edhe jashtë formatit nuk munguan luhatjet. Në fund të majit u ngritën dyshime për një ndarje pasi dyshja hoqi fotot e përbashkëta dhe nuk ndiqej më në Instagram, ndërsa në qershor një vallëzim i tyre në “Top Arena” riktheu aludimet për pajtim.

Më pas, sinjalet u bënë shumë më të qarta. Në korrik ata u shfaqën së bashku gjatë pushimeve në jug të Shqipërisë, ndërsa motra e Mateos foli publikisht për raportin e afërt që kishte krijuar me Brikenën.

Dhe tani, Mateo jo vetëm që është sërish pranë Brikenës, por është pjesë edhe e momenteve të saj familjare. Në njëfarë mënyre, katër vite pas një historie që dikur u ndërpre mes pengesave familjare, ai është “rikthyer në familje”, këtë herë si partneri i saj dhe si i ftuar në një dasmë familjare.

Duket se pas gjithë uljeve dhe ngritjeve, Brikena dhe Mateo kanë gjetur më në fund stabilitetin që u ka munguar historisë së tyre.

 

Të ngjashme

Të fundit