Portieri i Kombëtares së Kosovës dhe skuadrës së Tiranës, Visar Bekaj i ka dhënë fund beqarisë.
Ylli i Tiranës është martuar duke hyrë në një cikël të ri të jetës së tij.
Ai ka zgjedhur që ceremoninë e martesës ta zhvilloj në një vend afër detit. Bekaj së fundmi ka marrë një dënim të rëndë nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Megjithatë, guardiani kosovar duket se do të vazhdoj karierën në një klub evropian.