8.9 C
New York
Sunday, October 18, 2026

Buy now

Martohet aktori i njohur i “Bashkallajk”, dasma bëri bashkë edhe kolegët e serialit

- Advertisement -

Mbrëmja e djeshme ishte e veçantë për aktorin Behar Nesimi, i njohur për publikun nga seriali humoristik “Bashkallajk”.

Ai festoi dasmën me Loreta Veselin, në një ceremoni ku nuk munguan muzika, vallëzimi dhe atmosfera festive.

Pjesë e kësaj nate ishin edhe aktorët e “Bashkallajk”, të cilët këtë herë lanë anash skenarin dhe iu bashkuan festës me këngë e valle.

Martohet aktori i njohur i “Bashkallajk”, dasma bëri bashkë edhe kolegët e serialit

Për atmosferën u kujdesën Ganja me ProBand, ndërsa pamjet nga dasma tregojnë momente të bukura të çiftit mes familjarëve, miqve dhe kolegëve.

Nuk mungoi as tradita e hedhjes së parave gjatë vallëzimit, me nusen që mori vëmendjen në fustanin e saj të bardhë. /Prive/

Të ngjashme

Të fundit