Martinez Munuera, gjyqtar i El Clasicos

- Advertisement -

Juan Martinez Munuera do të jetë gjyqtari kryesor i përballjes mes Barcelonës dhe Real Madridit, që zhvillohet sot (e diel) në orën 21:00.

Në dhomën e VAR-it do të jetë Javier Iglesias Villanueva, i cili do të ndihmojë në vendimet e rëndësishme të ndeshjes.

Përvoja e gjyqtarit kryesor pritet të jetë një faktor i rëndësishëm në menaxhimin e kësaj përballjeje me rivalitet të madh.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse gjykimi do të jetë në nivelin e duhur në një nga ndeshjet më të rëndësishme të futbollit botëror.

Të ngjashme

Të fundit