Portieri i Argjentinës dhe Aston Villas, Emiliano Martinez, insiston se “të gjithë e dinë” se Lionel Messi do ta fitojë “Topin e Artë” këtë vit.
Martinez e Messi janë të nominuar për ta fituar “Topin e Artë” pasi udhëhoqën Argjentinën drejt titullit të botës në Katar në fund të vitit të kaluar.
Sulmuesi norvegjez Erling Haaland po shihet si rivali i vetëm i Messit për “Topin e Artë’. Ai shënoi 52 gola stinorin e kaluar me Manchester Cityn, ndërsa e fitoi Ligën e Kampionëve, Premier Leaguen dhe FA Cup e Anglisë.
Haaland u zgjodh lojtari më i mirë i vitit nga UEFA.
“Ne e dimë kush do ta fitojë ‘Topin e Artë’: shoku im Messi. Jam krenar që të jem i nominuar dhe të jem atje”, ka thënë Martinez, raporton “Goal.com”.