12.1 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Martin Berishaj deklarohet sërish, thotë se nuk e njeh personalisht kryeministrin e Sllovenisë

- Advertisement -

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka deklaruar se nuk e njeh personalisht kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob.

Berishaj tha se kurrë nuk ka pasur kontakt me kreun e ekzekutivit slloven, derisa iu është përgjigjur akuzave për një skandal financiar.

“Kryeministrin e Republikës së Sllovenisë, z.  Robert Golob nuk e njoh, kurre nuk e kam takuar në jetën time dhe nuk kam qenë kurrë në kontakt me të, kështu që pavarësisht asaj se sa herë do ta ricikloni lajmin e rrejshëm, ai vetëm lajm i rrejshëm mbetet”, ka shkruar Berisha.

Ndryshe për Berishajn vazhdimisht është raportuar në mediat sllovene, se ka qenë i përfshirë në një skandal të madh financiar, ku thuhet se Berishaj ka pranuar mjete financiare nga kompania energjetike “GEN” në Beograd.

Opozita në Kosovë vazhdimisht ka kërkuar shkarkimin e Berishajt, por presidentja Vjosa Osmani dhe Qeveria e Kosovës i kanë dalë në mbrojtje këtij të fundit.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit