Marshi për Liri, Hoxha: Është shumë i rëndësishëm për katërshen e UÇK-së

- Advertisement -

Profesori nga Instituti ADGER, Abit Hoxha, tha se “Marshi për Liri” është shumë i rëndësishëm për katërshen e UÇK-së që po gjykohet në Hagë, ndonëse, sipas tij, ndikimi i protestave te vendimmarrja e gjyqtarëve mund të jetë i kufizuar.

Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Hoxha tha se organizime të tilla shprehin vullnetin e popullit të Kosovës, por theksoi se krahas protestave duhet të ketë edhe angazhim institucional e politik.

Unë mendoj se manifestimet e tilla shprehin një vullnet të mirë të popullit të Kosovës. Unë nuk e di se si merret parasysh prej prej gjykatave duke i pas parasysh se proceset të tjera të tribunaleve të të ngjashme nuk kanë marrë parasysh këtë popullaritetin e protestës ose kundërshtimit ose gjërave të tilla. Çka mendoj se do të kishte japë një sinjal shumë të qartë është sinjalizimi ose krijimi i një komunikimi ku  jepen argumente shumë juridike të them kështu, por edhe politike për këtë gjykatë. Së pari mandati i skaduar, së dyti të gjithë ata persona që kanë filluar themelet e kësaj gjykate janë pothuajse të gjithë personat që e kanë bërë rezolutën në Këshillin e Evropës për fillimin e kësaj gjykate janë tanimë persona non ngrata në BE”, tha Hoxha.

Sipas tij, Kosova duhet të zhvillojë komunikim më aktiv ndërkombëtar dhe të paraqesë argumente juridike e politike lidhur me procesin në Hagë.

Hoxha kritikoi gjithashtu institucionet e Kosovës për, siç tha ai, mungesë të një qasjeje më proaktive në diplomaci dhe në shfrytëzimin e momenteve të rëndësishme politike në arenën ndërkombëtare.

Të ngjashme

Të fundit