9.4 C
New York
Thursday, April 18, 2024

Buy now

Marshi për Drejtësi: 13 autobusë pritet të nisen nga Skenderaj, shumë qytetarë edhe me vetura

- Advertisement -

Qindra qytetarë pritet të nisen vetëm nga Skenderaj për në Prishtinë, që të marrin pjesë në “Marshin për Drejtësi”.

Krejt kjo në përkrahje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nesër do të fillojnë gjykimin në Hagë.

Nacionale ka siguruar pamje nga Skenderaj, dhe merret vesh që nga atje do të nisen 13 autobusë.

Shumë qytetarë tjerë do të marrin rrugë për në Prishtinë edhe me vetura.

Nisje të organizuar për në Prishtinë do të ketë nga të gjitha qytetet.

“Marshi për Drejtësi” është organizuar nga platforma “Liria ka emër” dhe është mbështetur nga shumë parti politike, sindikata, këngëtarë e personalitete të tjera.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit