24.2 C
New York
Sunday, June 23, 2024

Buy now

Marrëveshja për burgje me Danimarkën, Abazi: Kosova është deyruar që të dorëzojë në Hagë të akuzuarit ndërsa importon të burgosur

- Advertisement -

Deputeti i pavarur, Haki Abazi, ka reaguar pas ratifikimi të marrëveshjes mes Kosovës dhe Danimarkës për shfrytëzimin e burgjeve, të cilën e ka parë si gabim.

Ai ka thënë se Kosova eskporton rinën jashtë vendit teksa importon të burgosurit e rrezikshëm.

Kjo marrëveshje mbanë vulën e turpit të Albulena Haxhiut dhe Kurtit.” – ka shkruar ai ndër të tjera në Facebook.

Marrëveshja është e dëmshme dhe përplot të panjohura përfshirë edhe se si dhe ku kush do të merret me rastet e tyre kur përfundojnë dënimin ose nëse bëjnë krim brenda burgut?!” – ka shkruar ai.

Shkrimi i tij

Kosova exporton rininë e vet dhe klasën e mesme për shtetet evropiane, ndërsa qeveria e Kosovës merr vendim dhe sot e kalon marrëveshjen për të sjellur në Kosovë të burgosur të rrezikshëm nga burgjet e Danimarkës.

Përveç që është gabim për imazhin e shtetit, sigurisë në Gjilan dhe tutje, ky vendim është dhe shënon presedencë të rrezikshme që për një grusht para dërgojnë të burgosurit e tyre në Kosovë.

Kjo marrëveshje mbanë vulën e turpit të Albulena Haxhiut dhe Kurtit.

Të burgosurit shqiptarë po dirgjen në burgjet e Maqedonisë së Veriut në rastin Kumanova dhe jo vetëm ndërsa parlamenti i Kosovës ratifikon marrëvrshje për të sjellur të burgosur të huaj në Kosovë.

Kosova është deyruar që të dorëzoj në Hagë të akuzuarit ndërsa importon të burgosur që familjet i kanë gjithëandej botës. Kjo është poashtu shkelje e të drejtave të burgosurve dhe familjarëve të tyre.

Marrëveshja është e dëmshme dhe përplot të panjohura përfshirë edhe se si dhe ku kush do të merret me rastet e tyre kur përfundojnë dënimin ose nëse bëjnë krim brenda burgut?!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit