28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Maqedonci: Vendosja e Bondsteel në Kosovë, konfirmoi lidhjen tonë të përjetshme me ShBA-në

- Advertisement -

Në Kosovë është shënuar 25-vjetori i vendosjes së bazës së parë Amerikane në Ferizaj.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se vendosja e Bondsteel konfirmoi lidhjen tonë të përjetshme me SHBA-në.

“Vendosja e Bondsteel, bazës së parë Amerikane në Republikën e Kosovës, konfirmoj lidhjen tonë të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat angazhohemi t’i thellojmë gjithmonë”, ka shkruar Maqedonci.

“Në 25 vjetorin e saj, me ftesë të kolonel Jason Baker mora pjesë në ceremoninë dhe aktivitetet e organizuara në shënim të kësaj dite”, ka shkruar Maqedonci.

Kampi Bondsteel është një nga bazat më të mëdha ushtarake të SHBA-së në Evropë e ndërtuar në vitin 1999 pas intervenimit të NATO-s në Kosovë, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në stabilizimin e rajonit dhe gjithashtu është një simbol i përkushtimit të SHBA-së për paqen dhe sigurinë në Ballkan.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit