Maqedonci takohet me gjeneralin amerikan e kreun suprem të NATO-s në Evropë

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u takua sot me komandantin suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SACEUR), njëherësh komandantin e Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USEUCOM), gjeneral Alexus G. Grynkewich.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet në fushën e mbrojtjes, bashkëpunimin me shtetet anëtare të NATO-s, si dhe progresin në fuqizimin dhe modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministri Maqedonci e njoftoi gjeneralin Grynkewich për investimet në ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse, avancimin profesional të personelit si dhe prokurimin e sistemeve të armatimit dhe pajisjeve në përputhje me standardet e NATO-s.

Me këtë rast, gjenerali Grynkewich vlerësoi progresin e arritur nga FSK-ja, si dhe investimet e Republikës së Kosovës për të zhvilluar ushtrinë.

Ministri Maqedonci shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe për kontributin e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend dhe në rajon.

Të ngjashme

Të fundit