Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se reagimet e Serbisë për sulmn e mbrëmshëm në veri të Kosovës ngjallin dyshime se akti ka qenë i parapërgatitur.
Sipas tij, ata për të shfajësuar vete, e për të fajësuar dikë tjetër përdorën “këtë format të tillë të luftës”.
“Për dallim të 24 shtatorit të vitit të kaluar, kësaj radhe reagimi nga Serbia dhe Lista Sërpska ka qenë shumë i shpejtë, më i shpejtë se reagimi që kemi bërë ne në Kosovë dhe kjo me të vërtetë për mua tregon një pritshmëri për këto ngjarje, pikërisht nga këto institucione në Serbi, por edhe Lista Sërpska”, tha ai në “Info Magazine”.
“Nuk dua të aludoj, pasi nuk kemi një hetim të përfunduar, mirëpo vlerësoj se gjithë ky reagim ka lënë shumë dyshime se e gjitha ka qenë e parapërgatitur dhe në kuadër të narrativit për të shfajësuar veten dhe për të fajësuar dikë, është shfrytëzuar një format i luftës së tillë”.