Lajme

Maqedonci dhe homologu kanadez flasin për sigurinë në Kosovë e regjion

By GAZETA SCANNER 1

November 19, 2023

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e forumit ndërkombëtar të sigurisë në Halifax të Kanadasë, ka takuar Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë, Bill Blair.

Gjatë takimit ata kanë shkëmbyer pikëpamjet tyre rreth çështjes së sigurisë në Kosovë dhe regjion, bashkëpunimit të tanishëm ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë, si dhe gjetjes së formave të reja të thellimit të këtij bashkëpunimi.

“Ministri Maqedonci ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme, miqësore e institucionale të shtetit kanadez”, njofton Ministria e Mbrojtjes.