Buxheti për mbrojtjen e Republikës së Kosovës për vitin 2027 është planifikuar të jetë 224 milionë e 168 mijë e 705 euro.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili përmes një postimi në Facebook ka theksuar se ky është buxheti më i lartë në historinë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Kosovës.
Sipas Maqedoncit, përmes këtij buxheti do të vazhdojnë investimet në modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, furnizimin me pajisje dhe sisteme moderne ushtarake, si dhe ngritjen e kapaciteteve operacionale.
Po ashtu, ai ka bërë të ditur se investimet do të përfshijnë edhe zhvillimin e infrastrukturës mbrojtëse të vendit.






