28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Mandl e McAllister sërish në PE, Abdixhiku: VV i ndau shqiptarët në Maqedoni, ne i bashkuam mërgimtarët rreth miqve të vendit

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka uruar Lukas Mandl dhe David McAllister, për rizgjedhjen si eurodeputetë në Parlamentin Evropian, të cilët i ka quajtur miq të mëdhenjë të Kosovës.

Në këtë postim, Abdixhiku ka goditur partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, lidhur me mbështetjen që i kishte dhënë VLEN, duke thënë se derisa VV angazohej në organizimin e tubimeve “për ndarje të shqiptarëve në Maqedoni”, LDK u morr me përbashkimin e bashkatdhetarëve rreth miqve të vendit.

Me rizgjedhjen e Mandl dhe McAllister, Abdixhiku ka thënë LDK dhe Kosova, i ka dy dyer shumë të rëndësishme dhe me shumë ndikim në këtë Parlament.

“Prandaj dhe mbajtëm dy tubime mobilizuese në Hamburg e në Vjenë, si thirrje mbështetëse për Lukas e David, si kontribut patriotik ndaj vendit. Këtë mëngjes, në biseda të ndara telefonike, urova David McAllister (CDU) dhe Lukas Mandl (ÖVP) për zgjedhjet e tyre respektive. Fitorja e tyre është festa e jonë. LDK dhe Kosova, i ka dy dyer shumë të rëndësishme dhe me shumë ndikim në këtë Parlament”, ka shkruar Abdixhiku.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit