-0.5 C
New York
Sunday, December 1, 2024

Buy now

Mandl: Anëtarësimi i Kosovës në KiE të jetë pakushte, s’duhet të lidhet me Asociacionin

- Advertisement -

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka shprehur qëndrimin e tij se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE) duhet të bëhet pa kushte.

Në një intervistë për TV Dukagjinin, Mandl ka theksuar se çështja e Asociacionit nuk duhet të lidhet me procesin e anëtarësimit në KiE.

“Si qytetarë i Republikës së Kosovës ju e dini më mire sesa herë janë vendosur kushte në tavolinë kur ka qenë fjala për vendimet ndaj Kosovës, kështu ishte edhe me liberalizimin e vizave. Kështu që unë personalisht shpresoj që të mos ketë kushte shtesë për anëtarësimin në KiE së shpejti. Unë gjithashtu mendoj se duhet të diskutohet brenda Evropës nëse duhet të bëhet një hap në atë, apo në një drejtim tjetër për këtë anëtarësim. Por, sigurisht që çështja e Asociacionit është një çështje e madhe por nuk duhet të lidhet fare me Këshillin e Evropës sepse anëtarësimi në KiE duhet të jetë punë e kryer dhe të jepet sa më shpjet që të jetë e mundur”, ka deklaruar eurodeputeti Mandl.

Ai gjithashtu ka shprehur  shqetësimin e tij për deklaratat e fundit të Serbisë, e cila paralajmëroi se do të largohet nga Këshilli i Evropës nëse Kosova anëtarësohet.

Mandl ka vlerësuar se një vendim i tillë do të ishte për keqardhje për qytetarët serbë, duke i dëmtuar mundësitë e tyre dhe vlerat evropiane në përgjithësi.

“Serbia është e lirë të largohet, por kjo do të ishte për keqardhje për qytetarët serbë. Herë pas herë Qeveria Serbia me këtë sjellje agresive ndaj Kosovës dhe përgjithësisht ndaj vlerave evropiane, në radhë të parë dëmton mundësitë e vet njerëzve të Serbisë dhe nëse Serbia vendos të largohet nga Këshilli i Evropës do të ishte për të ardhur keq, por në radhë të parë për qytetarët serbë”, ka deklaruar Mandl.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit