Gjatë situatës së nxehur në “Shihemi në Gjyq”, nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, mes Mandi Nishtullës e Silva Gunbardhit, këngëtari nuk ngurron aspak të hapë letrat e të tregohet transparent. Ai deklaron se nuk ka firmosur asnjë kontratë që lejon të drejtat e shfrytëzimit të këngës ndaj një pale të tretë. Ndërsa rendit faktet e tij, Mandi deklaron edhe fitimet e tij aktuale nga karriera e tij, të cilat rezultojnë marramendëse.
Mandi Nishtulla: Unë kam ardhur me një forcë të madhe nga Amerika këtu.
Ardit Gjebrea: Ç’është ajo?
Mandi Nishtulla: Kjo është Silver. E ke këtë? (i drejtohet Silvës) Këtë nuk e njeh Youtube, mua më njeh Youtube.
Eni Çobani: Është certifikatë nga Youtube.
Mandi Nishtulla: Unë nuk dua që kjo çështje të shkojë deri në Hagë se do kisha shkuar bashkë me zonjën Eni dhe do të kishit parë se çdo të të kishte bërë. Gjithsesi ne jemi shqiptarë, jemi njerëz që presim, kemi durim derisa të na dalë e vërteta. Duhet të dalë një e vërtetë e saktë që te kontrata ime e parë paskam dhënë unë Alfredit të drejtat e shfrytëzimit ë? E kush, unë, Mandi Nishtulla? Mandi Nishtulla nuk të jep një gjilpërë të shpohesh.
Ardit Gjebrea: A ekziston një kontratë e tillë?
Eni Çobani: Ekziston.
Mandi Nishtulla: Unë kam një kanal nga viti 2017 e deri tani.
Eni Çobani: Kanalin tënd, në emrin tënd?
Mandi Nishtulla: Po. Në 265 milionë klikime, Mandi Nishtulla ka marrë 300 mijë dollarë. 265 milionë klikime total që ka kanali, kurse kënga “Të ka lali shpirt”, ka 600 e ca milionë klikime. Imagjino çfarë leku ka aty.