Manchester Unitedi ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Evertonit.
“Djajtë e Kuq” duket se janë ambientuar në stilin që kërkon Ruben Amorim, për të realizuar fitore 4:0.
Marcus Rashford me një gol të bukur pas asistimit të Bruno Fernandesit i dha epërsinë vendasve (34’).
Ndërsa, ishte i shumë kritikuari Joshua Zirkzee që dyfishoi epërsinë pas një tjetër asistimi të Fernadnesit (41’).
Rashford u përkujdes për golin e tretë qysh në fillimin e pjesës së dytë pas asistimit të Diallos (46’).
Kurse, fitoren e vulosi Zirkzee pas një tjetër asistimi të Diallos (64’).
Unitedi pas kësaj fitore ngjitët në pozitën e nëntë në Premierligë me 19 pikë ndërsa Evertoni renditet në pozitën e 15-të me 11 sosh.